Po përflitet si kandidat për stolin, De Biazi e lë derën të hapur: FFK-ja e ka numrin tim, i nderuar të bëj me Kosovën ato që bëra me Shqipërinë

FFK-ja është në kërkim të trajnerit të ri për përfaqësuesen e Kosovës. Mes të tjerëve është përfolur edhe emri i Xhani De Biazit, i cili e lë derën të hapur për një ftesë nga dardanët. Në një intervistë për “Euronews Albania”, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, ka thënë se do të ishte i gatshëm të drejtonte Kosovën drejt të njëjtave suksese në të cilën udhëhoqi kuqezinjtë.

“Presidenti i Federatës e di numrin tim të telefonit, sepse në të shkuarën kemi komunikuar shpesh. Unë do të isha i nderuar të bëja të njëjtat gjëra që bëra me Shqipërinë. Ajo e Kosovës është skuadër që ka shumë vlera, ka cilësi. Ka shumë lojtarë që luajnë në Europë dhe besoj se janë kushtet për të punuar mirë. Pastaj gjithçka varet nga fakti i përbërjes së grupit. Por duhet punë dhe ngritja e një grupi kompakt lojtarësh që mendojnë se arritja e objektivave në jetë është e mundur. Për momentin nuk jam kontaktuar”, ka deklaruar Xhani De Biazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *