Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë vendimin për të pezulluar kampionatet e futbollit, me përjashtim të La Liga-s dhe La Liga 2, të cilat do të vijojnë me dyer të mbyllura. Gjithçka erdhi si pasojë e përhapjes së koronavirusit, që në Itali është përhapur me ritme të shpejta, ndërsa të prekur të shumtë janë numëruar edhe në Spanjë.
Por ky vendim ka ngjallur habi dhe pakënaqësi te lojtari i njohur i Realit të Madridit, Dani Karvajal. Mbrojtësi i galaktikëve ka reaguar në rrjetin e tij social. “Lojtarët, stafi teknik dhe asistentët e kampionateve La Liga dhe La Liga2 jëmi imunë?”, ka qenë pyetja ironike e yllit spanjoll drejtuar federatës në lidhje me vendimin e marrë prej tyre./Sport Ekspres/