Gianni Infantino është kritikuar për sjelljen e tij në funeralin e Peles. Ceremonia e varrimit të tre herë kampionit të botës mblodhi shumë njerëz. Edhe Infantino shkoi në Brazil.
Presidenti i FIFA-s bëri nderime për të ndjerin, takoi të afërmit e tij, por e gjithë kjo u la në hije nga sjellja e tij. Infantino bëri foto pranë arkivolit të Peles.
Zvicerani është kritikuar, por nuk sheh asgjë të papërshtatshme në sjelljen e tij. Ai ka lëshuar një deklaratë të veçantë për këtë çështje.
“Jam i tronditur pasi më thanë se disa njerëz po më kritikojnë për fotot e mia në funeralin e Peles. Dua të shpjegoj se u nderova dhe u turpërova kur shokët e skuadrës dhe familjarët e futbollistit të madh më pyetën nëse mund të pozoja me ta. U thashë po menjëherë.
Për selfie, shokët e skuadrës së Peles kërkuan një foto të të gjithëve bashkë. Por ata nuk dinin si ta bënin. Për të ndihmuar, i mora telefonin njërit prej tyre dhe i bëra një foto.
Nëse ndihma ndaj shokut të skuadrës së Peles provokon kritika, unë do ta pranoj me kënaqësi dhe do të vazhdoj të ndihmoj ata që kanë kontribuar në shkrimin e faqeve legjendare të historisë së futbollit”, tha Infantino. /Sport Ekspres/