Kristijan Toshevski ishte një prej futbollistëve që pritej të largohej nga Tirana. Por duket se lojtari është bindur me kushtet e vendosura nga drejtuesit e klubit bardheblu. “Infosport” raporton se futbollisti i ardhur nga Vardari në vitin 2020 do të vazhdojë në kryeqytetin shqiptar.
Të paktën edhe për një vit tjetër Tosheveskin do ta shohim te Tirana, duke vazhduar që të jap kontributin e tij me ngjyrat bardheblu. Për shumë futbollistë të këtij klubi ka pasur interes të madh dhe për këtë arsye bindja e tyre për të vazhduar është një sfidë më vete. /Sport Ekspres/