“Po luan Ibrahimoviç 40-vjeç se nuk ka të tjerë”, Gjoka flet për Shkëndijën dhe Superioren: Po vuan Europa

Shkëndija e Tetovës ka fituar derbin e fundit ndaj Vardarit në shifrat 1-6 dhe ndodhet në kryesimin e kampionatit në Maqedoninë e Veriut. Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka duket i sigurt në rrugën drejt titullit kampion pasi është 7 pikë larg Shkupit ndjekës. Në intervistën e dhënë për emisionin “Skaner” në “MCN TV”, Gjoka ka komentuar edhe Superioren.

“Shkëndija ka qenë gjithmonë aty për të fituar titullin kampion. Ne kemi bërë një kampionat shumë të mirë dhe tani duhet të jemi gati për hapat e fundit. Do të luhen edhe 9 ndeshje të cilat ne duhet t’i marrë një nga një. Këtu te ne është bërë kampionat i fortë pasi edhe vendet e fundit po luftojnë për pikë.

Superiorja? E kam ndjekur, është garë shumë e fortë. Janë 5 ekipe aty që po luftojnë, unë do të fusja edhe Tiranën. Gjithëkush e meriton në një farë mënyre që ta fitoj titullin. Të gjitha këto ekipe kanë pasur luhatje. Parashikime nuk mund të japim dot, por mund të them se fiton titullin ai që fiton ndeshjet direkte. Për bombera po vuan e gjithë Europa. Po luan Ibrahimoviç se nuk ka të tjerë. Prandaj nuk mund të ankohemi për Superioren”, ka thënë Gjoka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *