“Po luajmtë kështu shojmë nga vazo 2 në atë 5“, ish-lojtari jep shembull Shqipërinë për Kombëtaren: Po përmirësohen

Irlanda ka bërë një nisje ka bërë një nisje për tu harruar në fazën kualifikuese për Katar 2022, ku në dy ndeshje numëron po aq humbje, e fundit ishte ndaj Luksenburgut. Një kalvar i gjatë rezultatesh negative e përndjek këtë Kombëtare, që po humb terren në arenën europiane.

Të njëjtin mendim ndan edhe ish-futbollisti, Damien Delaney, i cili për është shprehur se në këtë mënyrë Kombëtarja irlandeze po bën hapa pas dhe do të zbresë vazot një e nga një. Ndërkohë si shembull për Irlandën ka sjellë ndër të tjera edhe Shqipërinë, si ekip kombëtar që po ndërtohet dhe po përmirësohet gjithnjë e më shumë.

“Mënyra se si po luanim ne është në zhdukje. Nëse do të vazhdojmë të luajmë në atë mënyrë, do të shkojmë nga vazo e 2-të në vazon e 3-të në vazon e 4-t në vazon e 5-të. Të gjitha skuadrat e tjera po ndërtojnë dhe po përmirësohen. Gjeorgjia, Shqipëria, Azerbajxhani, të gjitha këto janë duke ndërtuar dhe po bëjnë progres. Ne po bëjmë regres“, ka thënë ndër të tjera Damien Delaney./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *