Po ky nga doli? Trajneri që i dha një dorë Rrahmanit: Kaloi te Partizani dhe pjesa tjetër është histori

Amir Rrahmani ka bërë një nga ngritjet më të mëdha në karrierë sa i përket lojtarëve shqiptar. Mbrojtësi i Kosovës doli nga Partizani për të kaluar në tregun europian, atje ku shkoi fillimisht te Dinamo e Zagrebit. Oferta e ardhur nga Verona e tundoi dhe rezultoi si një zgjedhje ideale, pasi tashmë është zyrtarisht lojtari i Napolit.

Ekipit të Gatuzos do t’i bashkohet me mbylljen e sezonit, por tifozët e skuadrës së njohur italiane pyesin vazhdimisht: “Po ky nga doli?”. Trajneri i njohur në Kosovë, Bylbyl Sokoli ka treguar më tepër për karrierën e Rrahmanit në prononcimin e dhënë për “Insporti”.

“Unë së bashku me Hilmi Veliun, kemi shkuar për ta transferuar Amirin në Drenicë, pasi nuk i kishte kaluar provat të trajneri Ëolfgang Jerat në vitin 2011. Sa isha unë trajner në Drenicë për gjashtë muaj, ai ishte i jashtëzakonshëm, një profesionist i vërtetë përkundër moshës së re që kishte. Më pas ai kaloi në Partizan të Shqipërisë dhe pjesa tjetër është histori. Tashmë, ai është një futbollist i nivelit botëror, pjesë e një klubi si Napoli dhe mban shiritin e kapitenit në Përfaqësuesen e Kosovës”, ka thënë Sokoli. /Sport Ekspres/