Po ky nga doli? Një rast si Gjasula, Romario Hajrulla duhet të ndiqet në Gjermani

Ndonjëherë në jetë gjërat vijnë ngadalaë, por nuk mungojnë, aq më tepër nëse punon fort dhe me përkushtim për to. Shembulli më i mirë erdhi pak kohë më parë nga Klaus Gjasula. E nisi nga ligat më të ulta në Gjermani, ndërsa nuk u ndal deri sa arriti edhe të merrte frytet e punës së tij, duke luajtur tashmë në elitën gjermane si dhe duke veshur më në fund edhe fanellën kuqezi. Madje kjo bëri që shumë njerëz të pyesnin: Po ky nga doli?

Por një histori si e gladiatorit të Kombëtares mund të përsëritet sërish, teksa këtë herë një tjetër shqiptar po ndjek hapat e tij. Bëhet fjalë për Romario Hajrulla, futbollisti 21 vjeçar që më parë ka qenë edhe pjesë e moshave të Shqipërisë. Momentalisht lojtari aktivizohet në Kategorinë e 4-t në Gjermani me Lokomotiva Leipzig, ku ekipi i tij kryeson dhe me shumë gjasa sezoni i ardhshëm do e gjejë një kategori më lart, ndërsa vlen të theksohet fakti se rrugëtimi i tij ka nisur nga dy kategori më poshtë, pra nga ajo e 6-a. Ndërkohë, rëndësia e tij ndihet në ekip, pasi për 2 vite rresht është shpallur golashënuesi më i mirë, duke pasur kështu edhe një lidhje të ngushtë me golin.

E nëse vendosim në krahasim këto dy histori, atëherë ngjashmëria është dukshëm e dallueshme. Nëse gjithçka vazhdon të ecë në këto ritme, një Gjasula i ri mund të sillet sërish në vëmendjen tonë dhe ai është Romario Hajrulla./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online