“Po këta lojtarë dhe trajnerë kush i sjellë?, Nevil Dede gjen fajtorin për gjendjen e Partizanit

Partizani është në një gjendje të vështirë aktualisht, ndërsa numëron një ecuri negative të rezultateve. Por ku qendron faji? Nevil Dede ka folur në lidhje me këtë çështje i ftuar në “Supersport”. Kështu arsyetimi është shumë i thjeshtë, duke parë se gjithmonë ngarkohen me përgjegjësi për dështimet lojtarët dhe trajnerët.

Atëherë pyetja që shtron Dede është e tillë: “Po këta trajnerë dhe lojtarë kush i sjellë?”. Kambana këtu që bien direkt për drejtuesit e klubit dhe veçanërisht për Olsi Ramën, që merret me këtë pjesë te Partizani. Gjithashtu figura e njohur sportive në Shqipëri shprehet se nuk ka parë kurrë një drejtues që të marrë përsipër përgjegjësinë, megjithëse larguan trajnerin kampion, Skënder Gegën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *