Po jepej moviola, ngrihen tonet mes Sinematit dhe Jeminit: Nuk ke se çfarë më shpjegon mua ti!

Lorenc Jemi ka dhënë moviolën për takimin mes Kukësit dhe Skënderbeut për “Procesi Sportiv”. Atje është komentuar edhe momenti më i diskutuar, kur një super gol i verilindorëve nuk është llogaritur në fundin e pjesës së parë, për shkak se koha kishte kaluar me 4 sekonda.

Kështu Jemini e ka analizuar në këtë mënyrën punën e Jorgjit në këtë episod: “Në anën e rregullores është shumë mirë, pasi kështu shkruhet. Por në anën e menaxhimit, duhej ta lejonte edhe këto gol, duhej t’i lejonte edhe këto sekonda. Pastaj në pjesën e dytë e ka mbajtur lojën për më tepër sekonda. Përse të bëhet një gjë e tillë? Dëgjo Sinemati, se unë po e sqaroj edhe për ty këtë gjë, që ta kuptosh më mirë edhe ti”.

Menjëherë ka ardhur edhe ngritja e toneve nga Sinemati, që ka replikuar: “Po nuk ke se çfarë më shpjegon mua ti. E di unë që je përfaqësues ti këtu, se edhe në herën e kaluar i vije nota të larta arbitrave. Partizani ankohet çdo javë për arbitrat, t’i thua ku janë. Edhe Luftëtari është ankuar për atë penalltinë që iu akordua kundër”, tha Sinemati. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online