Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka thënë se klubi i tij dhe tifozët duhet të jetë realist për atë që mund marrin në merkaton e verës. Kjo deklaratë erdhi pasi te Liverpool braktisën ofertën e tyre për të nënshkruar me Jude Bellingham nga Borussia Dortmund.
“Nuk ka asgjë për të thënë për këtë. Pse duhet të flasim për gjëra që teorikisht nuk mund t’i kemi? Duhet të kuptosh se çfarë mund të blesh dhe pastaj të punosh me të. Pyete një pesëvjeçar se çfarë dëshiron për Krishtlindje dhe ai do të thotë: “Dua një Ferrari”.
Por kjo nuk është një ide e mirë, Ferrari kushton shumë dhe fëmijët e vegjël nuk dinë ta ngasin. Pra ka të bëj me atë që mund të blesh dhe pastaj që të punosh me të”, tha Klop. /Sport Ekspres/