Në Itali ka marrë një vëmendje të madhe një banderolë që është hapur përpara disa vitesh nga ana e tifozëve të Catanzaros. Një skuadër modeste në Itali, por mbështetësit e saj kanë shpalosur në stadium një banderolë që nuk mund të harrohet lehtë.
“I infektuar me Koronavirus” ishte mesazhi i shkruar dhe e bërë disa vite më parë. “Profetike” cilësohet kjo nga mediat italiane, duke parë situatën e vështirë dhe humbjen e jetëve që po shkakton ky virus i ri në Itali dhe botën mbarë.
Por këtë herë mund të quhet më tepër si një rastësi ironike. Kjo pasi tifozët i drejtoheshin sulmuesit të tyre, Giorgio Corona, që po realizonte shumë gola në Serinë C dhe B me Catanzaron. Origjinaliteti i mbështetësve për t’i treguar simpatinë e madhe që kishin ndaj sulmuesit, padashur, krijuan atë që sot në Itali përshkruhet me dy fjalë në media…banderola profetike. /Sport Ekspres/