Po e quajnë “Mbreti i Azisë”! Kalon edhe Cristiano Ronaldo-n, trajneri i Gwangju tregon pse e la në stol Jasir Asanin: I pëlqeu më shumë kështu…

Gwangju fitoi në shifrat 1-0 ndaj Shanghai Shenuha falë golit të realizuar nga Jasir Asani. Në mediat koreane, futbollisti shqiptar po cilësohet si mbreti i Azisë. Kjo pasi Asani ka shpërthyer në Champions League-n e Azisë. I aktivizuar në minutën e 57, vetëm 20 sekonda më vonë, Asani do të arrinte që të shënonte golin e avantazhit, me prekjen e parë të topit. Ky ishte goli i 7 për Jasirin në këtë edicion të Champions League të Azisë, ndërsa Cristiano Ronaldo ndodhet në vendin e 6 me vetëm 4 gola.

Ndërkohë trajneri i Gwangju ka shpjeguar pas ndeshjes së sotme edhe vendimin për të lënë Asanin në stol. “Sigurisht, doja që ta niste si titullar sot. Por ai po rikuperohej nga një dëmtim në muskul pas ndeshjeve me Shqipërinë. Ai tha që mund të luajë për vetëm 30 minuta, por në fund, mjaftuan për të na dhënë fitoren. Ne kërkonim një gol dhe prandaj e futëm, Asani ia doli me prekjen e parë të topit dhe i ka pëlqyer më shumë kështu”, tha trajneri i Gëangju. /Sport Ekspres/