Po e kërkonte edhe Greqia, menaxheri i lojtarit e përforcon për Ramën: U kthye…te Shqipëria!

Greqia nuk po ndalet me lojtarët që kërkon të marrë nga Shqipëria për t’i përfshirë në grupmoshat e saj. Futbollisti i radhës i piketuar ishte pikërisht një emër shumë i përfolur në media, Rezar Rama.

Pikërisht mbrojtësi që luan me Nottingham Forest U-23. Një njohje e vjetër për ta pasi ka dalë nga akademia e Olimpiakosit, por është dërguar te ekipi anglez që kanë të njëjtin pronar. Te Notinghami shihet me shumë të ardhme, duke u përfshirë në planet e ekipit të parë.

“Sporttime.gr” do të shkruante disa javë më parë se Greqia po provonte gjithçka për të marrë Rezart Rama. Por Alban Bushi në konferencën e fundit u shpreh se futbollisti në fjalë ishte grumbulluar nga Shqipëria U-20. Si për ta përforcuar të gjithën këtë, mendon edhe menaxheri i lojtari, Aggelos Veizi, që me një foto të publikuar me ngjyrat e Shqipërisë të Ramës dhe me mbishkrimin: “Ai u kthye”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online