Cardiff ka arritur të fitojë me shifrat 2-0 ndaj Bristol City në Championship. Te këta të fundit luajti nga minuta e parë edhe Anis Mehmeti. Lojtari shqiptar nuk ka ende fat për të arritur te goli i parë në këtë kampionat, por po i demonstron vlerat e tij në driblime.
Minuta të vështira do t’i ofronte Joe Ralls. Trajneri i Cardiff vendosi që ta hiqte nga loja këtë futbollist në minutën e 67. Ndërkohë sipas gazetarit Jordan Jones, tifozët e Bristol City kanë nisur të tallen duke kënduar emrin e Anis Mehmetit si për t’i kujtuar arsyen e largimit. /Sport Ekspres/