Po e detyrojnë mediat dhe ambienti për të hequr dorë nga çmenduria, trajneri i Interi ndryshon mendje për Kristjan Asllanin

Inzagi vazhdon që të mos i besojë Kristjan Asllanit, pavarësisht se ky i fundit shkëlqen në çdo ndeshje që trajneri e aktivizon te Interi, në ato pak minuta hapësirë që i jepen mesfushorit shqiptar. Në mediat italiane u raportua se Asllani do të qëndronte në stol për ndeshjen e sotme të Interit kundër Monzës.

Megjithatë situata duket se është ndërruar. Nga presioni i madh dhe i vazhdueshëm i mediave dhe ambientit te Interi, Inzagi duket se ka ndërruar mendim. Në raportimet e fundit thuhet se Asllani do të jetë nga minuta e parë në këtë takim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *