Po çon Monzën në Seria B, ironizon Berlusconi: Në rrahim edhe Milanin e sotëm

Në dy dekadat e fundiot, Milani po kalon krizën më të madhe për rezultat dhe njëkohësisht të menaxhimit. Sinjalet e para u dhanë që në kohën kur Berlusconi shiti yjet e ekipit si Kaka, Ibrahimovic, Thiago Silva, Pirlo etj. Për të kaluar më pas në duart e kompanisë kineze që e la jashtë kompeticioneve dhe me një dënim financiar nga Fifia. Ndërsa sot Milani nën drejtimin e Piolit po mbledh ato pak rezultate pozitive me pikatore.

I gjendur në këtë gjendje, klubi mendon si e si të dal nga kriza e krijuar. Por ndërkohë ish –presidenti legjendar, Silvio Berlusconi, ende nuk e ka harruar dashurinë e vjetër. Berlusconi po sheh frytet e drejtimit me skuadrën e Monzës. Nga Seria C Grupi A, skuadra italiane është kandidatja kryesore për tu ngjitur në Seria B. Monza udhëheq me 42 pikë në 17 javët e para në kampionat teksa vendi i dytë ndjek me 29 pikë.

Pas fitores së sotme në transfertë ndaj Olbia me rezultatin 0-3, presidenti Silvio Berlusconi ka përgëzuar ecurinë e skuadrës. Si për të ironizuar, Berlusconi nuk ka lënë pa përmendur as ish-skuadrën që drejtonte duke u shprehur se Monza në këtë lloj paraqitje që ka tani, pa problem mund të mposhti edhe Milanin e sotëm . Kjo nuk është hera e parë që Silvio Berlusconi ironizon dashurinë e vjetër, lidhur kjo edhe nga dëshira për të parë edhe njëherë Milanin e dikurshëm. Edhe pse vet nuk ja doli ta mbante./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online