Momenti më i magjishëm i ndeshjes me Lazios dhe Veronës u xhirua në shkallët e stadiumit. Mijra tifozë që kishin mushur shkallët e “Olimpico” dhanë një leksion dhe spektakël me koreografin që i dedikohej kulubit të tyre. Një koreografi që nuk ishte parë deri më sot nga ndonjë grup tifozerie. Ideja e çmendur dhe realizimi madhështor i tifozëve nuk ka fjalë për tu përshkruar.
Me blicat e telefonave, tifozët krijuan emblemën e tyre, shqiponjën laciale. Aq e kuruar në detaje sad he një arkitekt apo piktor i mirë do t’i duheh kohë të llogariste formën e shqiponjës. “Bija e diellit ndriço errësirën”, padyshim gjeniale. Banderola që i dha më tepër kuptim koreografisë së tifozëve.
Çok iyi lan ? Lazio tribünleri pic.twitter.com/VqVzkorEzM
— YSNgraphic (@ysngraphic) February 5, 2020
Një shqiponjë që fluturon në qiell që baba ka diellin dhe qëllim ka të ndriçojë tokën. Kështu e vlerësojnë tifozët e Lazios emblemën e klubit të tyre. Një realizim dhe një mesazh që lë shumë për të kuptuar se lojatri i dymbëdhjet është vërtet ai. Ai që suprizon dhe motivon skuiadrën me të tillë përkrahje./Sport Ekspres/