Kritikat e vazhdueshme të Sulejman Starovës ndaj trajnerit të Tiranës, Egbosë, vazhdojnë që të komentohen nga ana e mediave. Shpeshherë në citimet e tij dhe në daljet publike, Starova e quan drejtuesin e Tiranës vetëm si një trajner portierësh, pavarësisht arritjeve që po bënë me bardheblutë.
I pyetur në lidhje me këtë temë, Egbo nuk ka dashur që të zgjedhë spektaklin e polemikave. Por vetëm duke rikujtuar faktin se ka marrë licencën për të drejtuar një skuadër si trajner i parë që nga viti 2013.
Në lidhje me këtë intervistë, ka komentuar te “Sport Ekspres” edhe menaxheri i Tiranës që sjellë lojtarë kryesisht nga Afrika, Hektor Como. Ky i fundit i sjellë në kujtesë Starovës një precedent në Norvegji gjatë 2015 dhe se e ka marrë licencën rreth 3 vite më vonë se Egbo, për t’i lënë të kuptojë se kritikat e kësaj forme nuk qendrojnë askund. /Sport Ekspres/