Tefik Osmani ka dhënë një intervistë për “MCN TV“, ku ka sqaruar merkaton e Tiranës. Së fundmi është përfolur për një bllokim të merkatos së bardhebluve, por këto zëra janë hedhur poshtë nga vetë drejtori sportiv i klubit kryeqytetas. Osmani paralajmëron se shumë shpejt do të vijë një zyrtarizim i një lojtari cilësor, ndërsa merkatoja do të përqendrohet si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
“Në momentin që kemi shumë pak tifozë në stadium, sepse ata janë një nga shtysat më të forta për ne, kjo mund të bëhet pika jonë e dobët. Po ta shikoni sa herë kemi pasur mbështetjen e tifozëve gjithmonë jemi bërë edhe më të fortë. Ne duhet të kemi ata tifozë që kemi pasur në ndeshjet shumë të rëndëshme, siç mund të jetë me Partizanin. Në Shqipëri ndikon në rast se luan me një skuadër pretendente dhe një jo pretendente. Ne shqiptarët e kemi këtë, po laujmë me një skuadër të lehtë, e kam fitoren të sigurtë.
Shumë shpejt mund të kemi ndonjë zyrtarizim të ndonjë afrim të ndonjë lojtari që është vërtetë cilësor. Normalisht pa një financë të sigurtë nuk mund të afrosh lojtarë cilësorë. Ne do mundohemi të marrim lojtarë si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Varet nga cilësia. Ne do afrojmë ata lojtarë që trajneri na ka bërë kërkesat. Në momentin që do të firmosim me lojtarin do ta shohim se është e zhbllokuar (merkatoja). Në momentin që do na kenë dalë 2-3 lojtarë cilësorë dera jonë është e hapur.
Largime? Nëse ne na vijnë, ashtu siç na kanë ardhur për disa lojtarë oferta. Do ti shqyrtojmë këto oferta dhe kush të jetë më e mira jo vetëm për klubin, por edhe për për lojtarin, ne gjithmonë kemi treguar që nuk pengojmë lojtarin. Unë ndihem mirë kur Shehi më është shprehur: “E mendoja ndryshe Tiranën, por nuk ka”. Që nga 2008-a ky është grupi më i mirë që ka patur klubi i Tiranës. Duam një cikël që në 2-3 vite të mos jemi vetëm në kampionatin shqiptar, por të shikojmë diku më lart. Jemi duke bërë një surprizë, jo vetëm për trajnerin por për të gjithë. Jemi të detyruar të marrim një sulmues, sepse dëmtimi i Ngosë na ka lënë jo pak mangesi“, ka deklaruar Tefik Osmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/