Po bëhet gati aplikimi për Superioren, por edhe finalja e Kosovës kalon nga VAR-i

UEFA dëshiron që ndeshjet e play-off për një vend në Euro 2020 të hapin sa më pak polemika dhe bileta t’i takojë skuadrës që e meriton, për këtë arsye ka vendosur që në këto takime të vendoset VAR-i. Kështu teknologjia do të aplikohet edhe në ndeshjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që do të luhet në mars në Shkup. Dardanët do të kenë mundësi të zhvillojnë për të parën herë jë ndeshje në të cilën VAR-i do të jetë i pranishëm.

Ndërkohë, një risi e tillë do të nisë të zbatohet edhe në elitën e futbollit shqiptar. Vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka, e ka bërë të ditur një fakt të tillë, duke thënë se VAR-i do të jetë pjesë e Superiores duke nisur që nga sezoni 2020-2021. Një gjë e tillë pritet t’i sjellë në rënie momentet e diskutueshme gjatë ndeshjeve, të cilat mund të jenë edhe vendimtare për rezultatin final të takimit./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online