Fundi i këtij muaji rikthen në fushë Kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë luajnë dy sfida vendimtare në 24 dhe 27 shtator, ku ndaj Izraelit dhe Islandës do të luajnë gjithçka për të marrë vendin e parë në grup në Ligën e Kombëve. Fati nuk ka qenë me Shqipërinë këtë fillim të ri sezoni, pasi vuan dëmtimet e shumta të lojtarëve dhe minutat e pakta në këmbët e tyre.
Megjithatë, trajneri duhet të bëjë zgjedhjet e tij. “Sport Ekspres“ ka mësuar ditën kur Edi Reja do të publikojë listën e futbollistëve që ka përzgjedhur për këto dy ndeshje. Emrat që do të jenë në dispozicion të trajnerit italian do të bëhen të ditura për publikun të premten, më 16 shtator./Halit Delibashi-Sport Ekspres/