Është hedhur sot shorti i ndeshjeve play-off për zonën e Europës, me 8 kombëtare që do të ndeshen me sistem vajtje-ardhje, për të çuar 4 prej tyre në Kupën e Botës Rusi 2018.
Italia ka “peshkuar” rivalin më të vështirë të mundshëm, Suedinë. Aktualisht e 25-ta në botë, Suedia është një kombëtare me shumë eksperiencë dhe pjesëmarrëse e rregullt në kompeticionet e mëdha.
Në fazën kualifikuese Suedia u rendit e dyta në një grup ferri, duke mbetur pas Francës, por duke eliminuar Holandën. Nuk është më Zllatan Ibrahimoviç dhe ky është lajmi madh për Italinë, por kjo nuk do të thotë që Suedia nuk ka shanse, aq më shumë që Italia e muajve të fundit ka qenë mediokre,
Ndërkaq, Danimarka do të ndeshet me Irlandën, në një tjetër sfidë mjaft të ekuilibruar, mes dy kombëtaresh të nivelit të lartë.
Derbi ballkanik mes Kroacisë e Greqisë, sfidë mjaft e vështirë për grekët, që gjithsesi shpresojnë të përfitojnë nga luhatjet e Kroacisë muajt e fundit.
Në fund, Zvicra do të përballet me Irlandën e Veriut. Eksperienca flet për Zvicrën, por Irlanda e Veriut ka hedhur hapa gjigantë përpara këto vitet e fundit.
Ndeshjet e vajtjes do të luhet në 9-11 nëntor dhe të kthimit në 12-14 nëntor.