Plas te Gjermania, tifozët sulmojnë Ozilin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kaos total të Gjermania, askush nuk e priste këtë eliminim të turpshëm nga Kupa e Botës, aq më shumë që në ndeshjen e fundit luhej ndaj Koresë së Jugut, skuadër ende pa pikë dhe e eliminuar pas lajmit se Suedia po fitonte.

Tifozët gjermanë e kanë inatin me mesfushorin Mesut Ozil, i cili është kthyer në shënjestrën e tërbimit të tyre.

Sapo mbaroi ndeshja, një grup tifozësh nisën të ofendonon mesfushorin, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë për të ndalur një tifoz qe dëshironte të shkonte te Ozil.

Në fakt, Ozil luajti shumë mirë dhe krijoi 7 raste për gol, por Gjermania nuk fitoi dot.

Një nga arsyet pse Ozil eshte kthyer në armik është fotografia para Botërorit me presidentin turk Erdogan, duke i dhuruar fanellë me shkrimin PËR PRESIDENTIN TIM. Me shumë gjasa Ozil e ka mbyllur me kombëtaren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *