Planet për të ardhmen, Ronaldo: Do i rikthtehem studimeve, nuk më mjaftojnë kualifikimet

Ronaldo ka qenë i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare të Sportit Dubai, ku ka zbuluar edhe planet e tij pas të varë këpucët në gozhdë. Megjthëse 34-vjeçar, ylli portugez nuk ka ndërmend të heqë dorë nga futbolli kaq shpejt, por e ardhmja e tij pas tërheqjes duket se do të jetë larg këtij sporti, ku ka bërë historinë.

Kështu Ronaldo është shprehur se do të përqendrohet te studimi, duke treguar kështu se nuk është asnjëherë tepër vonë për të zgjeruat njohuritë e tua. Ndërkohë zbulon edhe një dëshirë tjetër të tij, që lidhet me aktrimin.

“Kur të heq dorë nga futbolli, do të doja të përsërisja studimet e mia. Unë përqendrohem shumë te studimi dhe mësimi, sepse, fatkeqësisht, kualifikimet që kam nuk mjaftojnë për t’i dhënë përgjigje gjithë pyetjeve që kam. Diçka që më magjeps është mundësia e përfshirjes në një film”, ka thënë Ronaldo./Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online