“Piva 250 cigare për 10 minuta“, ish-mbrojtësi i Francës rrëfen mërinë ndaj Zidanit: Nuk i fola për dy vite

Finalja e Kupës së Botës 2006 ka mbetur e ngulitur në mendjen e të gjithë sportdashësve, e sidomos në atë të futbollistëve që ishin të pranishëm në fushën e lojës. Nga njëra anë italianët mbartin kujtime të lumtura nga ajo natë ku u kurorëzuar për të 4-tën herë kampionë botëror, ndërsa në krahun tjetër kemi zhgënjimin e francezëve që i shkuan jashtëzakonisht shumë pranë atij trofeu që çdo futbollist e ëndërron ta bëjë tijin. E për më tepër ndër ata që ndoshta e kanë vuajtur më tepër këtë humbje ka qenë edhe Zidane, i cili mori qendrën e vëmendjes për shkak të atij gjesti aspak të hijshëm, teksa goditi me kokë Marko Materazin dhe la skuadrën me 10 lojtarë.

Pikërisht ky veprim ka sjellë edhe mëri te “gjelat”, ku Ëilly Sagnol nuk ia ka falur trajnerit të Realit të Madridit. Ish-mbrojtësi i Bajernit ka rrëfyer për “Radio Montecarlo” ngjarjen në dhomat e zhveshjes, ndërsa thotë se nuk e pranoi ndjesën e kërkuar nga Zidanë pas përfundimit të finales. Sagnol shton se ishte aq i zgjënjyer sa që ka konsumuar 250 cigare në 10 minuta, e që prej asaj nate për dy vite rresht nuk i ka folur më me gojë ish-mesfushorit francez, që tashmë po përjeton një sukses të madh edhe në karrierën si trajner.

“Pas ndeshjes, Zidanë na kërkoi falje në dhomat e zhveshjes. Por unë nuk e pranova ndjesën e tij. Nuk doja t’i flisja më me gojë. Nuk ishte ai momenti, atje kishte zhgënjim. Shkova në banjo dhe tymosa 250 cigare në 10 minuta. Nuk kemi folur më pprej 2 vitesh që atëherë. Megjithatë në vitin 2008 u martova dhe bashkëshortja më tha ta ftoja. E telefonova Zidanin dhe konsumuam mëngjesin së bashku. Patëm një bisedë të mirë”, rrëfen Ëilly Sagnol./Halit Delibashi-Sport Ekspres/