Gent kërkon të përfitojë nga shitja e një tjetër lojtari. Nga transferimi i Samuel Gigot dhe Stefan Mitroviç në arkat e tyre kanë shkuar rreth 11 milionë euro, ndërkohë që këtë verë mund të arkëtojnë të tjera para. Sipas lajmeve që qarkullojnë së fundmi në mediat belge, për nigerianin Piter Olajinka, i cili në janar të vitit 2016 u ble te Skënderbeu për 1.1 milionë euro, ka oferta të shumta këtë periudhë.
Për të interesohen klube në Gjermani, Francë dhe Çeki. Paraqitjet e mira të bëra sezonin e fundit me Zulte Varegem e kanë kthyer sulmuesin në qendër të vëmendjes. Gent nuk ka në plan ta kthejë mbrapsht ish-lojtarin e korçarëve dhe Bylisit në Shqipëri, por po tentojnë ta shesin, pasi verën e ardhshme del lojtar i lirë.
Nga transferimi i tij do të përfitonte edhe Skënderbeu, pasi ka ende përqindje të kartonit, por edhe Bylisi, që përfiton nga taksa e formimit. Olajinka ende nuk i ka mbushur 23 vjeç. mbetet për t’u parë se për çfarë shume do të transferohet dhe në cilin kampionat.