Reali i Madridit ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Barcelonës në “El Clasico”. Një ndeshje që ka sjellë optimizëm te madrilenët jo vetëm për rezultatin, por edhe për lojën e bukur. Djemtë e Zidan kanë interpretuar gjithçka në perfeksion, ndërsa në pjesën e dytë kishte një shtim të ritmit dhe aksioneve në portën kundërshtare ku erdhën edhe dy golat.
Por pavarësisht kësaj, Pique është shprehur se kundërshtari nuk ishte në nivelin më të mirë, madje duke shkaktuar habi me fjalët e tij: “Reali në pjesën e mirë ishte ekipi më i dobët që unë jam ndeshur në gjithë karrierën në Bernabeu. Nuk e them këtë si kritik se të gjithë kemi gabimet tona dhe ne humbëm mundësinë e madhe për të fituar”, tha Pique. /Sport Ekspres/