Pique krijon një kampionat futbolli me rregulla të pazakonta! E ndoqën 7 milionë njerëz, fiton penallti pa arsye dhe karton i kuq të ul në stol për 5 minuta

Edhe kur ishte lojtar aktiv, Pique kishte projekte të shumta biznesi, ndërsa tani ka nisur një tjetër dhe duhet pranuar se është shumë argëtuese. “Liga e Mbretërve”, të cilën Pique e krijoi vetë, është një kompeticion i ri futbolli që tashmë është shumë i popullarizuar dhe në të shfaqen ish-lojtarë dhe yje të mëdhenj si Sergio Aguero dhe Iker Casillas.

Siç shpjegohet nga RMC Sport, në Ligën e Mbretërve garojnë 12 skuadra me nga 12 lojtarë secila. Ndeshjet luhen për 20 minuta, 7 kundër 7 (ka pesë zëvendësime). Ekipet përbëhen nga njerëz të zakonshëm, por kapitenët e tyre janë ish-yje të futbollit ose të famshëm të internetit. Ndeshjet transmetohen në Tëitch dhe ditën e parë kanë pasur shtatë milionë shikues.

Pique prezantoi gjithashtu një numër zgjidhjesh origjinale për kampionatin e tij. Vetë fillimi i lojës është i pazakontë. Topi ndodhet në mesin e fushës dhe lojtarët e të dy skuadrave duhet të vrapojnë pas tij pas fishkëllimës së arbitrit për t’u vendosur në kontakt me të. Përveç kësaj, ka një numër të pakufizuar zëvendësimesh, ndërsa kartonat të dërgojnë në stol. E verdha sjell dy minuta dhe e kuqja pesë minuta pezullim. Përveç kësaj, sistemi VAR funksionon edhe me kërkesën e secilit ekip.

Por ka edhe rregulla tërsisht të pazakonta. Ekzistojnë pesë letra që një ekip mund t’i zgjedh gjatë kohës dhe në të ka bonuse të caktuara si përshembull: “Mund të përjashtosh një nga lojtarët kundërshtar për dy minuta, mund të fitosh penallti menjëherë, një gol i shënuar mund të numërohet dy herë”. Ekziston dhe një mundësi e quajtur “karta e artë” në të cilën të lejohet të zgjedhësh direkt bonusin tënd. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *