Saarbrucken ishte befasia e madhe në mbrëmjen e djeshme. Ekipi i ligës së tretë në Gjermani arriti të eliminonte Bayern Munchen nga Kupa e Gjermanisë. Në fitoren 2-1, goli i dytë erdhi pas asistit fantastik të Tim Civejas, talentit të Shqipërisë U-21. Jo pak i entuziazmuar ishte edhe trajneri i Saarbrucken, Rudiger Ziehl, i cili e lëshoi dorën pas ndeshjes.
“Pas kësaj, djemtë meritojnë të festojnë. Nëse nuk festoni pas kësaj, atëherë nuk do ta bëni kurrë. Të gjithë do të më quajnë të çmendur nëse do t’u thosha tani të pini dy birra dhe pastaj të shkoni në shtëpi. Është një përvojë e mrekullueshme të mposht Bajernin”, tha trajneri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/