Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur sot në lidhje me ngjarjet e djeshme në Superiore, ku pati disa kartonë të kuq dhe faulle të rëndë.
E kanë pësuar keq mesfushori Anel Dediç dhe portieri Festim Miraka, 5 ndeshje pezullim. I pari mori karton të kuq për një bërryl ndaj Kalarit, ndërsa Miraka goditi në fund serbin Raçiç.
Ka edhe gjoba, për Skënderbeun e Lushnjen, ndërsa ka dënime të rënda për disa lojtarë të Elbasanit, me Mateo Allkjen që është pezulluar për dy vite, për agresion ndaj arbitrit të ndeshjes.
1.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenin 66/1 te KDS, dënohet me gjobe ne masën 100,000 (njeqind mije) Leke.
2.KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenin 66/1 te KDS, dënohet me gjobe ne masën 100,000 (njeqind mije) Leke.
3.Lojtari i KF “Teuta”, Anel Dedic, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenin 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4.Lojtari i KF “Luftëtari”, Festim Miraka, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenin 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5.Lojtari i KF “Klosi”, Ermal Rizvani, për provokim të publikut me fjalë dhe gjeste, në bazë të nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6.Lojtari i KF ‘Internacional”, Maldin Mukaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7.Lojtari i KF “Elbasani”, Mateo Allkja, për ofendime me gjeste dhe pështymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.c) të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.
8.Lojtari i KF “Elbasani”, Shamet Luta, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9.Lojtari i KF “Elbasani”, Renato Hyshmeri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10.Lojtari i KF “Këlcyra”, Edgar Batha, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Geri Selimi,për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti
12.Lojtari i KF “Dinamo” U-19, Denis Xhuveli, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti secili.
13.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Klevis Pali, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar , në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti secili.
14.Lojtari i KF “Dinamo” U-19, Ledjon Kocani, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti secili.
15.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Erzeni”, Ervis Kllari, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 1 (një) ndeshje. Në bazë të nenit 33/4 të KDS, lojtari Ervis Kllari vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.