Drenica e drejtuar nga ana e Bledar Devollit ka shënuar tre gola në fushën kundërshtare të Llapit, por suksesi në konkretizimin e aksioneve sulmuese nuk i është përkthyer në tre pikë. Nga krahu tjetër do të pësohej një numër i njëjtë golash që e bënë trajnerin Bledar Devolli të acarohet me lojtarët e tij.
“Më vjen të futem në dhomat e zhveshjes dhe t’i kap me grushta dhe shqelma futbollistët. Ata falën gjakun dhe mundin që kemi bërë gjatë gjithë javës, por edhe në këtë përballje. Më vjen inat sepse disa futbollistë akoma nuk e dinë se çfarë force kemi. Jo cila do skuadër vjen i shënon tre gola këtu. Ne kemi dashur ta mbyllim ndeshjen sa më herët dhe ta vendosnim Llapin poshtë tabelës, pasi që e kemi rival direkt për mbijetesë”, tha Devolli. /Sport Ekspres/