Ernest Muçi është pritur me vlerësime të mëdha në radhët e Legias së Varshavës. Lojtari shqiptar ka bërë tashmë debutimin e tij në kampionatin polak, ndërsa trajneri ka treguar besimin e tij te talenti i 19-vjeçarit. Madje e ka cilësuar edhe si Mesin e skuadrës. Ndërkohë Legia është duke përgatitur ndeshjen e radhës kundër Varta, ku Muçi është duke bërë mjaft mirë gjatë seancave stërvitore.
Mediat polake raportojnë se përshtatja po shkon në rrugën e duhur dhe se trajnerët e skuadrës shpesh herë i japin edhe lëvdata. “Ernest Muçi po ecën mirë në ekipin e ri, ai ndonjëherë merr lëvdata nga trajnerët gjatë seancave“, shkruan “Legionisci“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/