Pak ditë më parë në Kosovë doli lajmi paksa komik teksa një qen ndërpreu ndeshjen e Kategorisë së Parë. Situata është përsëritur edhe në ditën e sotme, në Kupën e Kosovës.
Këtë herë në ndeshjen e Dritës kundër Drenasit, teksa u nevojitën disa minuta që qeni të largohej nga fusha e blertë. Mesa duket në Kosovë po nis që të bëhet pjesë e shtëpisë së futbollit pasi përsëritja e rasteve, nuk mund të jetë më rastësi. /Sport Ekspres/