Përse qesh? Tifozët e Arsenalit acarohen prapë me Granit Xhakën, nuk takohen as shokët

Mes Granit Xhakës dhe Arsenalit nuk do të ketë kurrë qetësi. Mesfushori shqiptar u kthye tek topçinjtë, ndërsa skuadra e tij humbi me rezultatin 1-2 ndaj Frankfurtit në shtëpi.

Një rezultat shumë zhgënjyes që solli edhe vërshëllimat  e gjithë stadiumit. Ndërkohë Xhaka ka takuar pas ndeshjes kapitenin David Abraham, të cilin e ka një mik të vjetër dhe ka kaluar 2 vite me të në të njëjtën skuadër, Bazel.

Pikërisht për këtë arsye ka pasur shumë batuta dhe humor mes njëri-tjetrit. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të Arsenalit, që kërkojnë llogari nga Xhaka dhe i dalin sërish kundër, kur shohin lumturinë në fytyrën e tij pas një humbje. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online