Përse minutat e zgjatura shtesë të Botërorit janë të rëndësishme? Në ndeshjen e Barcelonës u shpërdoruan rreth 20 minuta lojë

Një risi e Kupës së Botës që lamë pas ishin minutat shtesë. Si rrallë herë më parë në tabelën e nxjerrë nga gjyqtari i katërt shiheshin numra dyshifrorë të shënuar. Minuta shtesë të zgjatura si asnjëherë më parë, që shlyenin çdo moment të shpërdoruar gjatë lojës.

Arsyeja përse ky vendim ishte i rëndësishëm reflektohet qartë në ndeshjen e fundit të Barcelonës. Në derbin mes Barcelonës dhe Espanjolit u shpërdoruan plot 19 minuta e 20 sekonda. Një kohë vërtetë e madhe, ku mungoi loja efektive. Ndalesat e shumta ishin edhe një shenjë e goditjeve të shumta të dënimit të shkaktuara, teksa arbitri Lahoz dha 14 kartonë të ndeshjes, prej të cilëve 2 ishin të kuq./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *