Lojtarët nga Superiorja po shtohen gjithmoë e më shumë në Kosovë. Por përse vjen ky numër në ngritje? Në fakt, më shumë sesa dëshira e vetë lojtarëve, duket të jetë edhe insistimi i klubeve. Për herë të parë këtë version ndryshe e ka dhënë drejtuesi i Flamurtarit të Prishtinës, Arbnor Morina.
Në prononcimin e dhënë për “Zëri.info”, drejtori i ekipit është shprehur se në Kosovë futbollistët i vlerësojnë sa Kristiano Ronaldo, megjithëse qendrojnë në stol për shumicën e kohës.
“Futbollistët vendorë janë me çmime sikur Ronaldo ndërsa shumica e tyre po qëndrojnë rezervistë në klubet e tyre. Ne kemi disa oferta për lojtarët nga jashtë kështu që do të shohim çfarë do të bëhet”, tha Morina. Ndërkohë edhe vetë Flamurtari i Prishtinës po kërkon lojtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia sa i përket merkatos së janarit. /Sport Ekspres/