Një duel në konferenca ka pasur mes dy trajnerëve të Liverpulit dhe Atletico Madridit. Përpara ndeshjess ka pasur edhe një takim me shumë humor mes tyre, duke bërë një përshëndetje të veçantë për të evituar dhënien e dorës pas situatës së fundit nga Coronavirusi.
Por nervat pas ndeshjes, atje ku Altetico Madridi mundi Liverpulin në shifrat 2-3, ishin të mëdha. Trajneri Klop është munduar t’ia ul disi vlerat kundërshtarit, për të treguar lojën e mbyllur që bën Simeone dhe “autobuzin e rreshtuar” para portës.
“Unë nuk e kuptoj pse Atlético luan futboll në këtë mënyrë me lojtarët që ata kanë: Koke, Saul. Uau! Por ne duhet të pranojmë që humbëm ndeshjen me 3 gola të pësuar, gjë që është me të vërtetë e çmendur”.
Kur Simeone u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë konstatim të trajnerit gjerman, tekniku i Atleticos është shprehur: “Kam shikuar shumë ndeshje dhe tranzicione të Liverpoolit në ndërtim deri sonte dhe kemi luajtur ashtu si ata. Unë nuk mendoj se Klop nuk do ta pëlqente stilin e tij. Ai mund të jetë i hutuar pak”, tha Simeone. /Sport Ekspres/