Juventusi pret mbrëmjen e nesërme, në orën 20:45, ekipin e Specias. Këta të fundit do të përplasin forcat me kampionët me fuqi, ndaj të cilëve kërkojnë befasinë, ashtu sikurse bënë me Napolin dhe Milanin. Mbrëmjen e sotme klubi i ngjitur këtë sezon në Serie A ka publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën me bardhezinjtë.
E për ta bërë këtë kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë. Ardian Ismajli me shokë këtë herë e kanë marrë ftesën nga… “Whatsapp”-i. Klubi i Specias ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare një foto ku tregohet një bisedë në “Whatsapp”, në të cilën trajneri Italiano njofton lojtarët që do të ketë në dispozicion kundër Juventusit, ku nuk mungon as emri i mbrojtësit shqiptar, Ardian Ismajli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Mister Italiano ci ha appena comunicato i convocati di #JuveSpezia ? pic.twitter.com/dDzpjKv44t
— Spezia Calcio (@SpeziaCalcio) March 1, 2021