“Përpiqet me gjithë energjinë për t’ja dalë me Interin”, miku i ngushtë i Asllanit zbulon emrin e ekipit që e kërkoi në verë: Ishte ofertë e rëndësishme

Ish-lojtari i Empolit, njëkohësisht mik i ngushtë i Kristjan Asllanit, ka zbuluar prapaskenat e merkatos në lidhje me mesfushorin shqiptar. Pratali ka thënë për “FcInterNews” se Fiorentina ka paraqitur një ofertë zyrtare për të blerë përfundimisht kartonin e Asllanit. Ai tregon se oferta ishte e konsiderueshme, por Interi ka refuzuar. Pratali shton se Asllani është një tifoz i Interit dhe do të bëjë gjithçka për fanellën zikaltër.

“Nga ajo që di unë, Fiorentina donte të blinte kartonin e tij. Vjollcët i kishin përcjellë Interit një ofertë të rëndësishme, diçka e favorshme, nuk është se donin ta huazonin djalin, përkundrazi. Por klubi zikaltër nuk pranoi, ndaj do të thotë se ata besojnë te lojtari, pikërisht sepse nuk donin të humbnin kontrollin mbi të. Unë shpesh flas me të ose me babain e tij. Kristjani kujdeset shumë për Interin dhe dëshiron të përpiqet me gjithçka që mundet për t’ia dalë me fanellën e zikaltërve. Është ëndrra e tij, ai do të përpiqet me gjithë energjinë e tij”, ka deklaruar Françesko Pratali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *