Përmbysje e çmendur e Atalantës, Gjimshiti me shokë eleminojnë Dortmundin me 4 gola dhe kalojnë në 16 më të mirat e Champions-it

Festë e çmendur në Bergamo. Atalanta ka bërë atë që më pak pritej. Bluzinjtë kanë eleminuar Dortmundin pas kohës shtesë, duke siguruar kalimin në 16 më të mirat e Ligës së Kampionëve. Skamaka (5′), Xapakosta (45′) dhe Pasaliçi (57′) shënuan për Atalantën gjatë kohës së rregullt, por goli i Adejemit në minutën e 75 shtyu festën e italianëve.

Ndeshja shkoi në shtesa, ku edhe u vendos fituesi. Në sekondat e fundit të lojës bergamaskët fituan një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Samardziçi. Kështu Atalanta fitoi me rezultatin e përgjithshëm 4-3, duke arritur një rezultat mjaft të rëndësishëm. Minuta në fushën e lojës pati edhe për Gjimshitin, i cili hyri nga stoli në minutën e 77./Sport Ekspres/