Pas largimit nga Kukësi, Valdet Rama përfundoi te Meppeni në Bundesligën e tretë gjermane. Sulmuesi shqiptar e nisi menjëherë me marsh të pestë, duke shënuar dhe qenë vendimtar në fitoret e kësaj skuadre.
Por kohët e fundit nuk po arrin të gjejë rrjetën, duke u zëvendësuar shpeshherë nga trajneri. Valdet Rama ka thyer dorën dhe pritet që të kthehet sërish për Meppenin nga janari i vitit të ardhshëm. Pra do të humb tre ndeshje me ekipin e tij dhe do të vështirësojë më tepër punën e vetes, për të qenë titullar i padiskutueshëm për klubin. Gjithsesi në media është përfolur edhe për një largim të këtij sulmuesi në Kosovë gjatë merkatos së verëës. /Sport Ekspres/