Ylber Ramadani duket se nuk ka çfarë të mendojë më gjatë rreth të ardhmes së tij. Sipas “Tuttosport”-it, negociatat me mesfushorin shqiptar kanë përfunduar. Palët kanë rënë dakort për rinovimin e kontratës.
Lojtari i Kombëtares kuqezi do të hedhë firmën në kontratën e re, e cila do ta mbajë të lidhur me Leçen deri në vitin 2027. Ylber Ramadani është një nga futbollistët titullarë në formacionin e verdhekuqve, çka tregon shumë për rëndësinë e tij në ekip./Sport Ekspres/