Përcolli në mënyrë të gabuar fjalët e Henderson, Klopp vë në siklet përkthyesin gjerman

Jurgen Klopp së bashku me kapitenin e Liverpool, Jordan Henderson, kanë qenë të pranishëm në konferencën për shtyp për ndeshjen kundër Salzburgut. Por një situatë jo e këndshme e ka shoqëruar këtë konferencë. Përkthyesi i pranishëm nuk e përcolli në mënyrën e duhur fjalët e Henderson në gjuhën gjermane dhe kjo gjë e ka nervozuar disi trajnerin Klopp.

Ky i fundit e ka konsideruar të pafalshme faktin e të përkthyerit gabim, aq më tepër nën praninë e një trajneri gjerman. Klopp i ka tërhequr kështu vëmendjen përkthyesit, duke ndërprerë fjalën e tij.

“Është m** nëse një trajner gjerman folës është i ulur këtu. Ai nuk tha se ne duam t’i afrohemi e lehtësi, por se ne jemi në dijeni të vështirësisë së kësaj detyre. Duhet të dëgjosh, në të kundërt mund të përkthej unë. Nuk është aq e vështirë”, ka thënë Jurgen Klopp./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online