“Për turp, për faqe të zezë”/ Reagimi i Vajushit, përgjigjet menjëherë klubi i Vllaznisë

Klubet e Superiores nuk duhet të kujdesen vetëm për performancën e tyre në fushën e lojës për të arritur profesionalizmin në nivelet më të larta, por edhe për imazhin që kanë në komunikimin e drejtpërdrejtë me tifozët e tyre. Pra, këta të fundit duhet të kenë një vend ku të informohen rreth afrimeve të reja, të shohin gjithë lojtarët që ka skuadra në periudhën e merkatos, pra listën e plotë, por edhe një vend ku të ndihen të bashkuar. Në këtë pjesë edhe klubi i Vllaznisë çalonte shumë.

Një reagim i ashpër dhe i drejtë faktikisht ka ardhur nga Ermir Vajushi, që tashmë njihet për një kritikë ndryshe të hapur nëpërmjet kanalit të tij në “Youtube”. Ai e quante për turp dhe faqe të zezë mënyrën sesi te faqa zyrtare e Vllaznisë, ende si foto kopertine dhe profili të Facebooku-t lihej 100-vjetori i klubit. Pra një festë e kaluar dhe që nuk ishte marrë mundimi për ta ndryshuar dhe për t’i dhënë një pamje tjetër. Menjëherë klubi i shkodranëve kanë reaguar për të korrigjuar gabimin e bërë gjatë kësaj kohe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *