Për t’u mos humbur/ Zbardhet biseda e Igli Tares: Shqiptarëve i jap shansin, por nuk e mbaj hapur derën

Igli Tare ka marrë edhe njëherë gjithë vëmendjen e mediave në Itali, pas atij suksesi të Lacios ndaj Juventusit në finale e Superkupës në shifrat 3-1. Nuk është aspak e lehtë që të mundësh bardhezinjtë, një skuadër që ka investuar shifra marramëndëse parash, ku vetëm figura e Kristiano Ronaldos, ka vlerë në totalin e parave aqsa gjithë futbollistët që Igli Tare mund të ketë sjellë te Lacio.

Por futbolli kërkon intuitën dhe nuhatjen, fundja, jo gjithçka rrotullohet te paratë. Tare njihet ndryshe edhe si gjeniu shqiptar, për shkak se i merr futbollistët me pak lekë dhe më pas ata shndërrohen në yje europianë.

Gjithmonë ka pasur diskutime në Itali për faktin që Tare merr shumë lojtarë nga origjina e tij. Por të jesh futbollist shqiptar nuk ësht sukses i garantuar, nëse më parë nuk e justifikon besimin e Iglit. Për të shuar kureshtjen sesi është Igli në jetën reale dhe përtej mikrofonave, mendon babai i Guri Hanës, Burim Hana. Guri Hana është thirrur edhe nga Shqipëria U-19, ndërsa ka shkëlqyer te 2 Korriku në Kosovë, Prishtinë, duke rënë në sy për sigurinë e madhe në ndërhyrje dhe fizikun e tij.

Ky futbollist ka qenë për provë te Lacio përpara disa kohësh, por nuk ka vazhduar aventurën në Itali, pasi ishte në vendin e duhur, por ndoshta jo në kohën e duhur.

Gjithsesi, babai i lojtarit, Burim Hana, ndaj një rrëfim vërtet shumë interesant: “Ajo që e bën atë të veçantë është thjeshtësia dhe modestia. Kur Guri ishte për provë te Lacio më ra që të takoja Iglin rreth gjysmë ore. I kërkova 5 minuta takim dhe i thashë: “Po iki”. Isha duke parë orën që kaluan 5 minutat, duke ditur axhendën e tij të ngjeshur.

“Jo, jo”, më tha. Kam qendruar dhe kemi biseduar për TKZ, Kombëtaren, talentet e rinjë. Gjithashtu vlonjati më tha: “Unë të gjitha i kam arritur vetë, e di sa e vështirë është që të jepet mundësia. Unë shqiptarëve mund t’ua hap derën, mirëpo nuk e mbaj dot hapur.

Në atë kohë përveç disa shqipeve në ekip të parë, kishte 4-5 të tjerë tek të rinjtë. Kisha lezet të shikoja djalin në prova kur thërrisni lojtarët shqiptarë të tjerë që gjendeshin tek Lacio: “Futu, futu. Fort”. Pra po i jepnin kurajon me domethënien që mos e vrit mendjen, pasi jemi ne këtu. Shumica e tyre kishin lindur në Itali, por ama shqipen nuk e harronin. Tare më tregoi që kishte pasur dhe dy raste me lojtarë të rinjë shqiptarë, që më vonë e kuptoi që kishin nisur me sjelljet e gabuara dhe këtë gjë ua kishte falur vetëm njëherë. E që thoni ju, dikur këndonim: “Igli Tare Igli Tare kur qëllon të bën patare”, shprehet Burim Hana. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online