Për t’u habitur dhe e padëgjuar, në “Premier League” u marrin lekë fëmijëve që dalin me lojtarët

Në “Premier League” ka shumë mënyra që klubi të fitojë para dhe këtu nuk po flasim vetëm nga mënyrat e zakonshme. “The Telegraph” ka publikuar një artikull që po bën shumë jehonë. Për t’u habitur është se u merren vlera monetare edhe fëmijëve që shoqërojnë futbollistët në fushë.

Kështu, çmimet varojnë në bazë të klubeve dhe kufirit që ato kanë vendosur. Uest Hemi ka shifrën më të madhe prej 700 stërlinash, ndërsa 500 kërkojnë skuadra si Totenhem dhe Aston Vila. Por ka edhe klube të tjera si Liverpuli, Siti, Çelsi dhe Junajtid që nuk e zbatojnë këtë këtë praktikë. Sigurisht që shifrat janë qesharake për vetë ekipet që kërkojnë këto para nga fëmijët që shoqërojnë lojtarët, ndërsa nga ana tjetër u rëndojnë për familjet e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *