“Për trajnerin është një problem i madh”, Kruja ngre lart Vllazninë: I vetmi ekip në Shqipëri që ka dy formacione

Vllaznia ka fituar me rezultatin minimal 0-1 kundër Kastriotit, në një takim ku vendosi goli i Latifit nga pika e bardhë e penalltisë. Arsid Kruja ka folur në një lidhje direkte për “Ora Sport” në “Ora TV” ku ka bërë të qartë mendimin e tij se 11 metërshi ishte një vendim i drejtë i dhënë nga gjyqtari. Futbollisti shkodran tregon se ecuria e deritanishme varet prej afrimeve të reja të bëra në skuadër, që kërkojnë kohën e vetë për t’u shkrirë me pjesën tjetër të grupit. Megjithatë, sipas Krujës, Vllaznia është një nga të paktët e ekipe që ka dy formacione në dispozicion.

“Ecurinë nuk mund ta quajmë të keqe. Ekipi ka pasur shumë prurje të reja, që duhet të ingranohen me ekipin. Kjo do kohën e vetë. Mundësitë na janë dhënë të gjithëve për aktivizim. Me aq sa kam dhënë unë për klubin e Vllaznisë, kam një rol të rëndësishëm në skuadër. Ka shumë lojtarë të rinj të ardhur në merkaton e verës. Kjo ndoshta ka ndikuar te rezutatet jo të mira. Është ekipi i vetëm në Shqipëri që ka dy formacione. Për trajnerin është një problem i madh, kë do të fusë dhe kë do të lërë në stol. Besoj se do të arrijmë shumë lart. Penalltia? Për mendimin tim ishte 11 metërsh i pastër, pasi edhe Krymi nuk është një lojtar që simulon. Ishte një goditje në kavilje”, është shprehur Arsid Kruja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *