Përhapja e Koronavirusit në masë të madhe ka ndryshuar edhe rregullat e futbollit në këto kohë. Këtu jemi duke folur për elitat e Europës, ku në Itali dhe Premier League do të ndalohen përshëndetjet me duar mes lojtarëve para takimeve.
Kjo ka nisur edhe në “La Liga”, në mbrëmjen e djeshme ku Valencia u përballë ndaj Alaveshit. Por sigurisht që kjo është një masë tërësisht e pakuptimë dhe që nuk mund të mbrojë asgjë. Në fushë nuk mund të eliminohen dot kurrsesi kontaktet fizike mes lojtarëve në ndërhyrjet për topin.
Pa futur këtu edhe nervat e lojës, si në ndeshjen e sotme mes Eibar dhe Mallorca. Kundërshtari po fitonte 0-2 dhe në minutat e fundit u shënua goli i vetëm i Eibar. Teksa këta të fundit po nxitonin për të marrë topin dhe të provonin një shans të fundit, portieri i Mallorcas nuk po e jepte sferën dhe luajti me nervat e kundërshtarit. Në atë moment ka pasur edhe një përplasje në fushë mes një grumbulli lojtarësh, që nxjerr huq të gjitha këto masa të shumëpërfolura që duken si një “vrimë në ujë”. /Sport Ekspres/
Cuando el dueño del balón se quería ir a casa…
La enorme trifulca en el Eibar 1-2 Mallorca. #LaCasaDelFútbol pic.twitter.com/8uBbcf1i3k
— Fútbol en Movistar+ (@MovistarFutbol) March 7, 2020