Është vetëm 19 vjeç, i ka mbushur më 31 maj, ndërsa sot Ismet Sinani ka marrë një dhuratë të bukur nga Milani. Sulmuesi i talentuar me origjinë nga Kosova ka rinovuar me Milanin deri në vitin 2021, që do të thotë se klubi e vlerëson shumë, duke mos vendosur ta huazojë.
Edhe dy vite kohë për Sinanin për të treguar se është një futbollist i së ardhmes, pak rëndësi ka nëse Milani do ta mbajë, apo do ta shesë a huazojë, por nuk duhet harruar se deri vjet edhe Kutrone ishte një i ri i panjohur nga Primavera kuqezi.
Duhet kujtuar se Sinani ka qenë në xhiron e Shqipërisë U-19, por Erjon Bogdani nuk e ka preferuar, duke folur edhe ashpër kundrejt tij, pasi e ka cilësuar si një lojtar jo të talentuar dhe që ka luajtur shumë pak te Milani, gjë që në fakt nuk rezulton e vërtetë, duke parë që sulmuesi ka luajtur 24 ndeshje mes kampionatit e kupës dhe ka shënuar 6 gola e ka dhënë 4 asiste.
S??NAN??
Oggi Ismet ??, attaccante classe '99 del #MilanPrimavera, ha rinnovato il suo contratto fino al 2021 ??
Complimenti Sina! ? pic.twitter.com/n3GZJA0F00— ACMilan Youth Sector (@acmilanyouth) June 5, 2018